A MUND T’JU JOSHIM PAK?
Ushqimet tona jane bazuar me shume tek produktet qe i bejme vete si psh: Antipasta Huqi e cila permban produkte te bera nga ne, djath dhie me kripe, djath lope pa kripe, djath kackvall te mbushur me spec djeges, piper, sherebel (edhe keto te bera nga duart tona) Mish keci dhe qingji ne pus, nje gatim i vecante qe vjen vetem nga ne ne mynyren me te vecante. I vecante ne mynyren e tij te gatimit si dhe te shijes.
Nga ferma ne tavoline
Byreke fshati: me qep e domate, me spinaq, dhe me kos e veze. Mbetet nje produkt qe per vete cilesine dhe shijen e vecante, natyrshem eshte vleresuar maksimalisht edhe nga vizitore nga krahina e rajone te ndryshme qe kane emer ne kete linje prodhimi. Sigurisht nga guzhina e Agritourism “HUQI” ofrohe edhe mjaft produkte te tjera qe mund te gjenden ne shume restorante, por tek Agritourism “HUQI”, vihet nga ana e anes, nga te gjitha rrethet dhe, vende te tjera te nacionaliteteve te ndryshme, kryesisht per specialitetet e permendura me lart. Ne ambientet Bar-Kafe-Restorant, me kerkese te klienteve, organizohen e zhvillohen edhe evente te ndryshme (ditelindje, fejesa, cocktail etj), ne rastet kur pjesmarrja eshte relativisht e vogel, pasi si rregull eventet zhvillohen ne ambientin respektiv, dizinjuar per raste te tilla.
Restoranti
Struktura arkitektonike e restorantit eshte kombinuar ne menyre perfekte me mjedisin dhe kulinarine. Restoranti ka nje kapacitet prej rreth 250 vende, prej te cileve 150 vende shtrihen ne hapesira te mbyllura dhe 100 vende te tjera ne mjedise te jashtme, prane e buze ujit te liqenit. Realisht, struktura vetem prej druri dhe xhami, sa e thjeshte, po aq edhe madheshtore, me shtrirje ne mjedisin gjithvjecar te gjelberuar, dhe aq me teper, pemet frutore e decorative brenda vete hapesires se mbyllur te restorantit, bejne qe edhe pjesa e brendeshme te identifikohet dhe te shkrihet natyrshem me hapesirat e jashme dhe qe, ne teresi krijojne nje ambjent sherbimi qe nuk mund te imagjinohet, nese realisht nuk behesh pjese e tij, ne ndonje event, qofte edhe te rastesishem. Ne ambientet e restorantit sherbehet pergjate gjithe vitit. Rekomandohet prenotimi paraprak, vecanerisht per ditet e pushimit e te festave te ndryshme, ne te kundert, largimi pa u sherbyer, dhe/ose vonesat ne sherbim jane te pa evitueshme. Trajtimi ushqimor (kulinaria) eshte e orjentuar kryesisht ne specialitetet e lokalit, me baze produktet bio te prodhimit vetjak, dhe/ose te terhequr nga subjektet e zones, tashme te identifikuara dhe te profilizuara ne prodhimin e produkteve te caktuara, per llogari e ne interes te Agritourism “HUQI”.