ZOO-TURIZEM PER FEMIJET

Mini-kopesht zoologjik e botanik. Ne hapesirat e gjelbera te Agritourism “HUQI”, femijet mund te kontaktojne e te njohin qene te racave te ndryshme, lepuj, shpend te ndryshem (pula e zogj te racave te ndryshme, palloj, pata, rosa, mjelma e te tjera), c’ka e ben viziten akoma dhe me interesante. Gjithashtu, jo vetem femijet, por edhe te rriturit mund te shohin, njihen e shijojne edhe pemet frutore dhe produktet e tyre, druret dekorativ, lulet dhe trendafilat e shumllojshme, ciklet zhvilluese, skemat e te ushqyerit e te mirembajtjes, rrjetin e vaditjes e te tjere elemente qe lidhen me kete objekt.

Lodra per femije. Ne nje kend te vecante, brenda hapesirave gjelberuese jane vendosur lodra per femije te grup-moshave te ndryshme, te cilet argetohen edhe jashte kontrollit strikt te te rriturve, duke ju mundesuar prinderve pak kohe me te qete, larg veprimet dinamike e te zhurmeshme te femijeve.