FERMA ORGANIKE
Synimi fillestar ne kete kompleks ka qene krjimi i nje biznesi, i cili operon me nje aktivitet me cikel te mbyllur. Pra nga ferma prodhohen produkte bio ose organike shqiptare, dhe me pas ato u serviren klienteve ose vizitoreve te kompleksit ne restorantin e kompanise. Deshira dhe pasioni ishin ato qe ben te mundur kete ambient qe ofron sot kompania “Agri Tourism HUQI” ne kompleksin e vet ne fshatin Rade. Deshira per tu kthyer ne token e te pareve, token e paraardhesve te familjes (Bashkeshorti dhe vjerri aplikantes kane jetuar dhe jane me origjine nga zona ku ndodhet kompleksi agroturistik sot.). Pasioni per te jetuar ne qetesi dhe harmoni totale ne krah te natyres. Synimi i vazhdueshem i kompanise dhe drejtueseve te saj eshte mbrojtja dhe rritja e gjelberimit ne te gjithe kompleksin agroturistik. Duke vazhduar me deshiren dhe pasionin sic u permend edhe me siper, ne kete kompleks duke nisur qe para 10 vjetesh, jane mbjelle lloje te ndryshme pemesh frutore dhe mund te themi me bindje se ne pemtoret dhe arat e kompleksit tone agroturistik gjenden cdo peme qe rritet ne Shqiperi, madje edhe peme te veçanta sic eshte rasti i kultivimit me sukese te kivit. Fillimisht te gjithe ishin skeptik nese pema e kivit do te mbijetonte ne kete klimte qe ka zona, por jo vetem qe mbijetoi, por dha nje rendiment te larte prodhimi dhe nje frut shume cilesor. Normalisht perkujdesja ishte maksimale nga ana e stafit perkates pergjegjes per mbjelljet agronomike ne kompani, lodhje qe u kthye ne sukses per mbjelljen e pemes se kivit ne kompleksin agroturistil te kompanise.